Vuçiq: Jam krenar që po e delegjitimoj shtetësinë e Kosovës

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se është krenar që delegjitimon shtetësinë e Kosovës, e që siç tha ai do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.

Sipas tij, deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti tregojnë se autoritetet kosovare kurrë nuk kanë qenë të interesuar për dialog.

“Kam frikë se atij i pëlqen të flasë më shumë me veten e tij. Lërini të bëjnë çfarë të duan dhe munden, ata thjesht tregojnë se kurrë nuk dëshironin një dialog”, theksoi ai, raporton B92, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq se ai është krenar për pjesën e raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, i cili “shpreh shqetësim në lidhje me fushatat me qëllim të delegjitimimit të shtetësisë së Kosovës”.

“Ata shkruajnë se ka shqetësime në lidhje me fushatat në mënyrë që të delegjitimohet shtetësia e Kosovës. Unë jam krenar për faktin që po delegjitimoj shtetësinë e Kosovës. Unë do të vazhdoj ta bëj atë”, shtoi kreu i shtetit serb,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme