Vuçiq kërkon nga UNMIK dhe EULEX që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 14:53 | Nga

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ka mbajtur konferencë për media pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Ai kërkon që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e vrasjes.
Vrasja e kryetarit të iniciativës “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi. Presidenti serb para pak çasteve mbajti konferencë për media prej kur foli për hetimin për atentatin ndaj politikanit serb në Veri.

Vuçiq kërkoi nga EULEX dhe UNMIK që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit.

Sërbia me t’u raportuar vrasja e kreut të SDP’së, u tërhoq nga bisedimet që planifikoheshin të mbaheshin sot dhe nesër në Bruksel mes ekipit të Kosovës dhe të Serbisë.

Mëngjesin e sotëm, Ivanoviq po shkonte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një makinë në lëvizje. Ishin katër plumba fatalë për kreun e iniciativës qytetare SDP në Veri.

Derisa po transportohej për në spital, Ivanoviq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në sallën e operacionit ai u fut pa shenja jete.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e dorasit.

 

Të ngjashme