Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mundshme. Ai ka shtuar se Serbia lidhur me Kosovën ka presione nga shumë anë, por po ia del “të ecën nëpër tel”.
“Pozita jonë në botë është shumë më e mirë se sa më herët, por është vështirë kur keni presione nga anë të ndryshme dhe kur shqiptarët sillen në mënyrë joracionale dhe me papërgjegjësi”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Derisa kundërshtimin e taksës për siç ka thënë nga 28 vendet e BE’së, SHBA’ja, Rusia e Kina, e ka quajtur si sukses të Serbisë.
Vucic ka thënë se taksa duhet të hiqet dhe ka shtuar se “tashmë duhet të vendosim se a do të kemi zgjidhje për Kosovën apo këtë do t’ua lëmë patriotëve të rremë”.
“Nëse thonë konflikt i ngrirë, atëherë duhet pyetur se çfarë do të bënin nëse shqiptarët e Kosovës e marrin Trepçën ose e sulmojnë veriun. Ku është ai konflikt i ngrirë. Për këtë arsye është më mirë të bisedohet që të mos fajësoheni”, ka thënë ai.
Sipas Vuçiqit “është më me rëndësi që serbët e shqiptarët të bisedojnë si të jetojnë njëri pranë tjetrit dhe bashkë në të ardhmen se sa që të vritemi”.
Gjithashtu, Vuçiq ka theksuar se Haradinaj po bëhet lider falë taksës prandaj nuk po do të heqë dorë nga ajo.
Ka thënë se amerikanë kanë forcë të jashtëzakonshme, por nuk e kanë atë forcën që e kanë pasur. Derisa ka deklaruar se edhe ndarja është njëra nga zgjidhjet për Kosovën dhe në fund kjo duhet të ndodhë.
“E, nëse flasim për kufijtë, cilët kufij i njohim, as ne nuk e dimë”, ka thënë Vuçiqi duke shtuar se disa i dinë ndërsa për ta janë kufij të tjerë.
“Gjysma e botës thotë se këta janë kufijtë e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur, gjysma tjetër thotë se ajo është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq duke u pyetur me ironi se për cilët kufij është fjala: “spanjollë, italianë, turq, grekë, kinezë, rusë, gjermanë ..”.