Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic nga New York ka folur edhe për çështjen e lobimit të Republikës së Kosovës për të marrë njohje të reja. Shefi i shtetit serb ka thënë se e ka vënë re që Kosova ka “shënjestruar” tri shtete aziatike dhe tri shtete afrikane për t’ua marrë njohjet.
Vucic ka thënë se Kosova po punon me të gjitha mënyrat e mundshme derisa ka shtuar se Beogradi “po e bën punën e vet”, shkruan KoSSev, transmeton Gazeta Express.
Presidenti serb ka thënë se Kosova në fushatën për njohje të reja po ndihmohet nga fuqitë perëndimore.
“Kam parë tre shtete aziatike dhe tre afrikane që i kanë shënjestruar, ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, por mos harroni nuk është çështje e Prishtinës. Është një çështje e luftës sonë kundër asaj që do të bëjnë të gjitha fuqitë e mëdha perëndimore. Ky është roli ynë në një kohë kur, siç mund ta shihni, ata po kërkojnë të përjashtojnë një Rusi”, ka thënë Vucic.