Vuçiq kushtëzon kthimin në bisedime në Bruksel, me tërheqjen e Njësisë Speciale nga veriu

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po e kushtëzon kthimin në dialogun në Bruksel, me tërheqjen e Njësisë Speciale të Kosovës nga veriu.

Vuçiq ka deklaruar sot se Prishtina duhet të kthejë gjithçka në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, dhe vetëm pas kësaj mund të dialogojnë, njofton Klankosova.tv.

“A e kupton se për çfarë po flet?”

”Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia?”.

”Mos e dërgoi ushtrinë apo policinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë”.

”Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim. Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë. Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj”.

”Çfarë është ajo që kemi bërë? Kur filloni të gënjeni kështu vazhdon. Ju shesin 5 kilogramë portokaj për 1000 dinarë. E pastaj vijnë policët e të thonë edhe 300 dinarë. Unë nuk paguaj reket dhe nuk do të jap ato 300 dinarë”, citon B92 të ketë thënë Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme