Vuçiq mohon se amerikanët i kanë bërë presion për Vulinin

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 13:40 | Nga

Presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë raportimin e medieve se ka presion nga SHBA për shkak të vendimit që Aleksandar Vulin të bëhet ministër i Mbrojtjes i Serbisë, transmeton Koha.net.

Presidenti i Serbisë është shprehur se askush “nuk më ka bërë presion” rreth emërimit të Aleksanadar Vulinit në postin e ministrit të Mbrojtjes, siç ka shkruar “Novosti”.

Sipas “burimeve” të “Novostit” Vulin është halë në sy të SHBA për shkak të retorikës ndaj shqiptarëve e kroatëve si dhe për shkak të lidhjeve të mira që ka me Moskën.

“Askush nuk më ka thirrur, kuptohet se as që mund të më bëjë kush presion, por as që ka provuar kush. Të mos luaj rolin e heroit, me të vërtetë askush nuk më ka pyetur për këtë punë”, është shprehur Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme