Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga mbreti Charles II , në pallatin Buckhingham.
Takimi ku do të marrin pjesë rreth 500 liderë të shteteve do të mbahet sot me fillim nga ora 18:00, transmeton Klankosova.tv.
Brnabiq do të marrë pjesë nesër në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, i cili do të mbahet në Westminster Abbey në Londër në orën 11:00.
Në ditën e parë të vizitës, ajo do të marrë pjesë në një paradë në Westminster Hall në ora 14:00, dhe pas kësaj është planifikuar të nënshkruajë në librin e zisë në Lancaster House, sipas zyrës për media të qeverisë serbe.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka udhëtuar në New York deri më 23 shtator, ku do të marr pjesë në Asamblenë e 77-të të përgjithshme të OKB-së