Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot në Shkup ka deklaruar se ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe më së shumti ka folur me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti serb, medieve serbe nuk ju ka treguar se çka ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai, siç njofton Blic i Beogradit, ka thënë se Serbia dhe Republika e Maqedonisë Veriore do t’i heqin pengesat për t’i përmirësuar marrëdhëniet që tash për tash i rëndojnë të dy vendet, transmeton Koha.net.
Vuçiq ka shtuar se do t’i dërgojë një ftesë zyrtarë presidentit të sapo inauguruar, të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit që ta vizitojë Beogradin.