Në takimin e liderëve të vendeve të Evropës Juglindore në kuadër të samitit të “Brdo – Brionit”, që mbahet nesër në Brdo në afërsi të Kranjës në Slloveni do të ulen në një tavolinë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Pikërisht ky do të jetë edhe takimi i parë i Vuçiqit me presidentët e vendeve të tjera përfshirë Thaçin.
Njëherit ky është udhëtimi i parë i tij zyrtar jashtë shtetit që nga e mërkura, 31 maji, kur edhe e bëri betimin dhe mori postin e të parit të Serbisë.