Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, nga Moska foli edhe për dialogun e pritjet rreth vazhdimit të bisedimeve e tha se nuk mund të thotë se a do të ketë përparim apo jo, transmeton Gazeta Metro.
Vuçiq nuk ishte i gatshëm të thotë se do të ketë lëvizje që gjatë kësaj vere rreth dialogut mes Kosovës e Serbisë.
“Gjithsesi do të ketë bisedime, e a do të ketë zhvillim apo jo, këto do ta shohim”. Vucic tha edhe se të nesërmen niset për Bruksel, pasnesër në Washington, e prej aty në Lubjanë, ku përndryshe mbahet samiti i procesit të Brno-Brioni.
Ai nuk e konfirmoi po ashtu as informacionin se do të ketë takim në Paris me 17 korrik për Kosovën.
“Kam biseduar me Macron, por nuk më pëlqen të mbush kolonat e gazetave me gjëra që nuk jam pajtuar ende me njerëzit që kam biseduar”.
Vucic shtoi se do të ketë ende takime të rëndësishme, si dhe se pret së shpejti vazhdimin e dialogut politik në Bruksel. ”Me të vërtetë shpejtë, nuk bëhet fjalë për muaj por ditë dhe javë”, tha ai.