Vuçiq: Nuk ka hapa drejt de-përshkallëzimit

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit me përfaqësues të BE-së, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk mund të thotë se ka një udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës, por edhe se është bërë një hap drejt deeskalimit, duke thënë se nuk ka marrë pjesë në takim me Kurtin.

Ai ka pretenduar se ngjarjet e ardhshme varen shumë më pak nga BE-ja dhe Serbia dhe shumë më tepër nga “ata që nuk janë të interesuar për paqen dhe stabilitetin, por po përpiqen të shkaktojnë trazira me provokime të përditshme”.

Megjithatë, ai nuk sheh asnjë të keqe nga takimi i sotëm me zyrtarët e BE-së.

“Është gjithmonë mirë kur dëgjon dikë dhe kur mund të sqarosh… Nëse diçka shkon mirë – super, nëse jo – skam çfarë të bëjë”, ka pretenduar Vuçiq.

Të ngjashme