Vuçiq: Nuk po ofroj zgjidhje, por dialog për Kosovën

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 15:01 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në Nish se nisma e tij për dialogun e brendshëm rreth Kosovës është një iniciativë që çdo njeri serioz dhe i përgjegjshëm do të duhej ndërmarrë.

Sipas tij, shumë njerëz në Serbi koncentrohen në atë se çka i pëlqen më së shumti popullit, “e jo në ato gjëra që na nevojiten”, raportojnë mediat serbe.

Kreu i shtetit serb poashtu ka deklaruar se sot nuk do të kishin financa të qëndrueshme, Ligj të Punës, ekonomi stabile, po të kishte bërë ai “vetëm atë që i pëlqen njerëzve”.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka ofruar zgjidhje por vetëm bisedime për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme