Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se nuk shqetësohet për dërgimin e trupave shtesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë , dhe beson se serbët në Kosovë janë më të sigurt më prani më të madhe të trupave të KFOR-it.
“Nuk ka arsye për shqetësim, sepse ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in. Jemi më të sigurtë, ndihemi që serbët në Kosovë janë më të sigurtë kur janë më shumë anëtarë të KFOR-it”, ka thënë ai, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova