Rama dhe Zaev arrijnë sot në Beograd, nesër takohen me Vuçiqin

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev do të arrijnë në Serbi këtë pasdite përpara takimit trepalësh të nesërm me presidentin serb, Aleksadnar Vuçiq, i cili do të përqendrohet në integrimin më të mirë të tregjeve në rajon.

Takimi, i cili, sipas njoftimeve të mëparshme, do të koncentrohet kryesisht në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, heqjen e barrierave në biznes dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në të tria vendet, do të mbahet në Novi Sad, në pavijonin e oficerëve të Kalasë së Petrovaradinit, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme