Vuçiq paralajmëroi bisedë telefonike me emisarin amerikan për dialog me Kosovën

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Aleksandar Vuçiq tha sot, gjatë një konference me gazetarët, se do të bisedojë me telefon me Richard Grenellin, të dërguarin e ri special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për negociatat midis Beogradit e Prishtinës.

Vuçiq e saktësoi se bisedën do ta zhvillojë rreth orës 14 e 30 minuta, përcjell Koha.net.

Ai ka shtuar se emërimi i ambasadorit amerikan për të dërguar special për dialogun me Kosovën, për Beogradin ishte lajm i papritur, ndërsa ka shtuar se bisedimet do të zhvillohen nën përkujdesjen e Bashkimit Europian dhe SHBA kishte emëruar të dërguar për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmerin.

Të ngjashme