Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia duhet të ketë një zgjidhje të drejtë për shumë çështje dhe asgjë më shumë.
Sipas tij kjo nuk do të thotë që dikush duhet të ketë frikë nga Serbia, pasi siç thotë ai interesi absolut i Serbisë është paqja dhe stabiliteti.
“Paqja nuk mund të bëhet në Ballkanin Perëndimor duke poshtëruar një komb”.
Duke folur për çështjen aktuale me rivendosjen e kufijve në Ballkan sipas letrës së famshme nga Sllovenia dhe për deklaratën që Milorad Dodik dhe Aleksandar Vulin Vuçiq tha se Dodik është inteligjent dhe dëgjon ose zbaton atë që thotë.
“Ata kanë politikën e tyre, unë e respektoj atë dhe ne nuk duhet të mendojmë njësoj për të gjitha çështjet, por unë nuk do të them asgjë kundër tij. Unë nuk jam memec, askush nuk ka pse të flas në emrin tim pasi unë them gjithçka në fytyrë”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se ka parë diçka që është publikuar në media sa i përket rivendosjes së kufijve, por që nuk ka asgjë konkrete.
“Unë pash diçka në lidhje me Kosovën. Diçka që Serbia do ta njohë Kosovën dhe se do të heq dorë nga Presheva dhe Bujanoci, por asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe nuk do të ndodhin”, tha ai.
Ai shprehet se ka shumë hipokrizi rreth kësaj historie.
“Mos i shqetësoni serbët. Nuk do të ketë luftë. Por ka një ushtri që duhet të mbrojë vendin nga kushdo që mund të na sulmojë. Të gjithë në rajon po armatosen. Deri dy vjet më parë, Kroacia kishte një ushtri, siç mund ta dini. Nuk kishte rëndësi atëherë? Ne thjesht po e bëjmë për të mbrojtur vendin tonë, në mënyrë parandaluese. Serbia e madhe është e shkëlqyeshme,e përparuar dhe e fortë ekonomikisht.”, tha ai duke folur për ushtrinë serbe.