Vuçiq: Rrënimi i murit ruajti paqen në rajon

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 12:52 | Nga

Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiq e ka komentuar rrënimin e murit që ndodhi dje në veri të Mitrovicës.

Ai ka theksuar se me rrëzimin e këtij muri është ruajtur paqja në rajon, kurse kompleksi që do të nis të ndërtohet nesër sipas tij do jetë në përputhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Sipas kryeministrit serb, kompleksi do t’i ketë të gjitha detajet që janë të nevojshme për serbët në veri të Mitrovicës.

Muri në veriun e Mitrovicës u rrënua dje, kurse për nesër është paralajmëruar ndërtimi i një kompleksi i cili sipas ministrit të Ambientit, Ferat Shala do të përmbajë lule dhe gjelbërim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme