Vuçiq: Serbia do përpiqet për kompromis real në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot përmes një video-lidhje me të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në mesin e disa temave, Vuçiq dhe Plamer kanë diskutuar edhe për situatën e përgjithshme rajonale, shkruan danas.rs, transmeton klankosova.tv.

Vuçiq ka thënë se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për arritjen e një kompromisi real dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Vuçiç posaçërisht theksoi se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për arritjen e një kompromisi real dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë, duke mbrojtur interesat e serbëve atje, si dhe duke ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme