Vuçiq: Serbia e brengosur nëse Haradinaj zgjidhet Kryeministër

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 15:41 | Nga

Kryeministri serb Aleksandar Vuciq tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia kanë rënë dakord ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është prioritet i lartë, për shkak se ajo siguron një ekonomi më të mirë.

Vuçiq në një konferencë shtypi pas takimit me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Brian Yee tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së janë të mira, dhe se për vendin e tij është e rëndësishme që të kenë raporte të mira.

Siç raporton media serbe “Tanjug”, Vuçiq e informoi zyrtarin e lartë amerikan për siç tha “brengën e Serbisë për mundësinë e zgjedhjes së Ramush Haradinajt në postin e kryeministrit të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme