Vuçiq: Serbia nuk do të jetë në luftë, do ta ruajë paqen

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u ka dhënë një mesazh qytetarëve të tij rreth luftës në Ukrainë, dhe qëndrimin e Serbisë ndaj luftës.

Ai ka thënë se Serbia nuk është dhe nuk do të jetë në asnjë luftë, dhe se do ta ruajë paqen.

“Serbia nuk është në asnjë luftë dhe as nuk do të jetë. Serbia do ta ruajë paqen, Serbia do ta ruajë stabilitetin dhe ju lutem të dashur qytetarë të Serbisë, mos u bini në hile, provokime dhe marrëzi që thonë se nuk kemi mjaftueshëm naftë, produkte nafte, kontrolloni strehimoret, se nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm. Do të ketë ushqim të mjaftueshëm, benzinë ​​të mjaftueshme, gjithçka që na nevojitet në të ardhmen, sepse për këtë është kujdesur shteti përgjegjës dhe serioz serb”, ka thënë ai në një video-mesazh.

Vuçiq shtoi se serbët nuk kanë nevojë të nxitojnë apo të bëjnë ndonjë veprim.

“Silluni normalisht si çdo ditë tjetër, sepse ne do të ruajmë qetësinë dhe do të shohim se si ekonomia serbe përparon me shpejtësi”.

Të ngjashme