Vuçiq: S’është reale të pritet marrëveshje pa SHBA-në e Rusinë

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 14:09 | Nga

Duke folur rreth paralajmërimeve për inkuadrimin e disa vendeve në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se për Serbinë është i pranueshëm, por nuk është reale të prite që marrëveshja të arrihet pa SHBA-në e Rusinë, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar, siç përcjell n1, se nuk është në rregull që në dialog të përfshihen vetëm vendet që e kanë njohur Kosovën.

Në fund Vuçiq ka thënë se nuk ka asnjë garanci se forcat e Kosovës do të hyjnë në veri të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme