Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shqetësimi më i madh i patriarkut të Kishtës ortokdse Serbe, Irinej, kishte qenë Kosova.
Vuçiq ka folur në varrimin e patriarkut Irinej sot. Patriarku Irinej vdiq më 20 nëntor si pasojë e komplikimeve nga COVID-19.
Ai është varrosur sot.
“Edhe pse një pjesë të jetës e kaloi në Prizren, u soll në mënyrë racionale dhe me kokë të ftohtë, duke kërkuar mënyra që ta ruajmë, apo së paku të mos pranojmë pavarësinë e Kosovës. Kuptoi realitetin e vështirë dhe gjitha gabimet historike që kemi bërë, por besoi në forcën në rritje të shtetit serb dhe, nganjëherë, disi naivisht, fuqinë për të bindur botën se Kosova dhe Metohia do të jetë mirë vetëm me një zgjidhje të drejtë. Respektoi botën perëndimore dhe ishte i bindur se një ditë do të kuptonte serbët dhe do të pranonte të paktën një pjesë të argumenteve tona”, ka thënë Vuçiq, raporton B92.