Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se asnjë zgjidhje për Kosovën nuk do të ekzistojë, përveç nëse shumica e njerëzve e pranojnë atë.
Ai për televiziopnin Happy ka thënë se asnjë zgjidhje nuk është duke u diskutuar për shkak se nuk ka diskutim.
“Unë e kam thënë 100 herë. Nuk do të luaj si në Maqedoni me referendume konsultative ku populli thotë se është kundër, dhe ju e votoni në kuvend. Mendoj se kjo është një marrëveshje e mirë për ta, e përshëndeta, por mënyra në të cilën është bërë, nuk do ta bëja kurrë “, tha ai.