Vuçiq thotë se Lista Serbe nuk organizoi rrahjen e djalit të Rashiqit, akuzon Kurtin

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media i ka dalë në mbrojtje Listës Serbe të Goran Rakiqit duke thënë se partia që drejton ky i fundit nuk ka dorë në sulmin masiv fizik kundër djalit të Nenad Rashiqit.

Vuçiq ka thënë se në një incident të tillë kanë participuar krerët e politikës shqiptare, përfshirë edhe Albin Kurtin, shkruan Danas.

“Si u bë që ata të përfshjinë Listën Serbe dhe shtetin serb?. Krerët e politikës shqiptare përfshirë edhe Albin Kurtin kanë participuar në atë ngjarje”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb ka thënë se akuzat drejt Listës Serbe janë gënjeshtra derisa thekson se nuk do të lejojë që Serbia të poshtërohet.

“Nuk do të lejoj që shteti i Serbisë të poshtërohet nga disa idiotë me gënjeshtrat e tyre të përditshme”, ka shtuar tutje Vuçiq.

Akuza drejt Kurtit rreth rrahjes së djalin të Nenad Rashiqit dje ka drejtuar edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Të ngjashme