Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjiganti metalurgjik “Trepça” pjesë e familjes ,trashëgimisë kombëtare si dhe e traditës.
Këtë deklaratë, kreu i shtetit serb e bëri në 90 vjetorin e ekzistencës dhe punës së kombinatit metalurgjik që ndodhet në Mitrovicë.
“Kur një kompani ndërtohet për 90 vjet siç është rasti me Trepçën, kjo kompani nuk është më vetëm një entitet ekonomik, është pjesë e trashëgimisë familjare dhe kombëtare, pjesë e traditës”, tha ai duke shtuar se tradita e minierave në Kosovë është e pashlyeshme, si dhe ekzistenca e popullit serb në ato anë”.