Vuçiq: Uashingtoni po e kërcënon seriozisht Albin Kurtin për të hequr taksën

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Uashingtoni është serioz në lidhje me heqjen e taksës nga autoritetet në Kosovë.

Ai madje ka thënë se qendra kryesore botërore është duke e kërcënuar seriozisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e taksës, shkruajnë mediat serbe.

“Uashingtoni është absolutisht serioz në kërkesën e tyre që taksa të hiqet dhe unë jam mirënjohës për njerëzit në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai ishte i sigurt se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë këtë presion.

Ai ka folur edhe rreth mundësisë së njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Nuk ka asgjë në ultimatumin e Prishtinës që ne ta njohim Kosovën dhe të mos marrim asgjë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Novi Sad, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me “përgjigjen e Serbisë ndaj të ashtuquajturit ultimatum nga qeveria në Kosovë”.

“Le ta bëjë Prishtina punën e vet, ne tonën – kështu që le të shohim se kush është më i suksesshëm”, citohet të ketë thënë më tej Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme