Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përgëzoi homologun e tij rus Vladimir Putin dhe qytetarët e vendit me rastin e festës kombëtare të Federatës Ruse.
Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj Moskës për mbështetje në çështjet me interes thelbësor dhe kombëtar të Serbisë, kryesisht në Kosovë.
“Ju përgëzoj përzemërsisht ju dhe urimet më të mira për progresin tuaj të mëtejshëm dhe mirëqenien e vendit tuaj”, tha Vuçiq, i cili vizitoi Ambasadën e Rusisë në Beograd me rastin e Ditës së Rusisë.
Ai shprehu mirënjohje të madhe për mbështetjen e Rusisë në çështjet e interesit të Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës.