Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vizita e sotme e Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk është një nder i madh për Serbinë dhe një lajm i mirë për këtë vend.
“Nesër kemi takime të rëndësishme me presidentin e Këshillit Evropian . Tusk është një njeri serioz që i kupton gjërat në Evropë dhe në Ballkan në mënyrë perfekte”, tha ai për RTS , transmeton Klan Kosova.
Të martën, zyrtari i lartë evropian ka qëndruar për vizitë në Tiranë.
Atje, Tusk tha se progresi i bërë nga Shqipëria është i mjaftueshëm për hapjen e negociatave, por thotë se mbetet sfidë bindja e të gjitha vendeve anëtare për të dhënë “dritën jeshile” për këtë.