Vuçiq: Vizita e Donald Tusk lajm i mirë për Serbinë

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 10:29 | Nga

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vizita e sotme e Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk është një nder i madh për Serbinë dhe një lajm i mirë për këtë vend.

“Nesër kemi takime të rëndësishme me presidentin e Këshillit Evropian . Tusk është një njeri serioz që i kupton gjërat në Evropë dhe në Ballkan në mënyrë perfekte”, tha ai për RTS , transmeton Klan Kosova.

Të martën, zyrtari i lartë evropian ka qëndruar për vizitë në Tiranë.

Atje, Tusk tha se progresi i bërë nga Shqipëria është i mjaftueshëm për hapjen e negociatave, por thotë se mbetet sfidë bindja e të gjitha vendeve anëtare për të dhënë “dritën jeshile” për këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme