Çfarë aktori i madh është Aleksandar Vuçiqi, presidenti i shtetit që hyn në borxhe me 149 euro në sekondë. Dhe çfarë fuqie prej aktori dhe transformimi ka ky “superhero” serb i “paimagjinueshëm” dhe lojtar shtetëror.
Çfarë nuk mund të bëjë ky supermen për pushtetin e tij personal, dhe këtë vetëm në më pak se një muaj. Së pari, ai nisi një eksursion në Podrimë për të bindur popullin që nxjerrja e litiumit është një çështje për “jetë a vdekje”, duke nuhatur asfalt të freskët, duke mbajtur një mësim basketbolli për fëmijët, duke gatuar reçel dhe pjekur pallaqinka për ushtarët, si në një film për apokalipsin në tokë.
Pas eksursionit, ai i dërgoi ultimatumin kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “duhet të kthejë” gjithçka siç ishte në veri të Kosovës, diçka që të gjithë e kishin, por e humbën, pikërisht me vullnetin e tij, dhe kjo për inat të Kurtit. Presidenti i Serbisë, sigurisht, mendoi edhe nëse duhet të shpallte pushtim ose gjendje të jashtëzakonshme në “një pjesë të territorit të Serbisë”, dhe siç pritej, kjo ishte vetëm një blof dhe budallallëk tjetër, si dhe bllokadat e pasuksesshme të kalimeve kufitare me Kosovën, që u organizuan nga zyra e tij. Kështu të paktën tha lëvizja e quajtur “Atdheu” nga Kosova.
Në fund, Vuçiqi aktroi si Tito edhe në Kombet e Bashkuara në Nju Jork për të kënaqur zgjedhësit e tij. Ai citoi Mahatma Gandin, përmendi Rusinë dhe Amerikën, dhe fuqinë e vendeve në zhvillim. Foli për Serbinë si vend të drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit, megjithëse çdo njeri do t’ju thotë se mbi Serbinë po bien mjegulla të dendura dhe se gjithë pushteti është në duart e tij dhe të gjitha institucionet janë uzurpuar dhe shkatërruar.
Mendoni se dikush citon Gandin dhe që Gandi, për shembull, do të miratonte rrahjen e studentëve ose skuadrat e zeza. Këto skuadra të zeza janë bërë forca paraushtarake të regjimit serb kundër qytetarëve. Nuk ka asnjë “rrugë paqeje”, siç tha Vuçiqi. Dhe çfarë drejtësie dhe çfarë lirie, kur në Serbi këto janë të kufizuara vetëm me interesat e partisë në pushtet. Si është e mundur që regjimi I tij “demokratik” nuk ka problem kur një njeri që është nën sanksionet amerikane, Aleksandar Vulin, i quan shqiptarët “šiptari” dhe kroatët si ustashë. Dhe si ka mundësi që Serbia është në rrugën drejt BE-së, por nuk ka lëvizur për asnjë kapirull që nga 14 dhjetor 2021?
Është thjesht e çuditshme se si Tito i ri, këtë herë, anashkaloi Albin Kurtin dhe nga inercia e akuzoi për terror ndaj popullit serb në veri të Kosovës dhe për dëbimin e dhunshëm të tyre. Megjithatë, Vuçiqi nuk do të ishte Vuçiq po të kalonte thjesht ashtu kryeministrin e Kosovës. Kjo që nuk e përmendi në Kombet e Bashkuara, e bëri në një vend tjetër dhe e akuzoi Prishtinën se vetëm flet për luftë, ndërsa Serbia e tij merret me zhvillim.
Një gjë është e sigurt: ujku do të ndryshojë natyrën para se Vuçiqi të ndryshojë gjakun e tij radikal, përveç kur bëhet fjalë për pushtet, për të cilin ai jep gjithçka, si Perëndimit, ashtu edhe Rusisë dhe Kinës. Sindroma e uljes në dy karrige është ende formula fituese, apo jo?