Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi e ka dënuar sot rreptë sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad, transmeton Koha.net.
Ai, siç njofton kurir i Beogradit, për shkak të rrethanave në të cilat gjendet, ka për të fluturuar për në Kazakistan, nuk do të mund të shkoj që nga sot për t’i vizituar ata në spitalin e Novi- Sadit.
Vuçiq ka shtuar se me të dëgjuar për lajmin, ka kërkuar nga Policia që urgjentisht ta zgjidhë rastin, të gjenden sa më parë autorët dhe ata të marrin dënimin e merituar.
“Sulmuesit e shqiptarëve duhet të gjenden”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “më vjen keq që menjëherë pas këtij rasti më duhet të udhëtoj për në Kazakistan”, ka thënë ai duke shtuar se “shqiptarët e sulmuar ata janë shtetas të Serbisë”
Edhe prefekti i Novi Sadit Milosh Vuçeviq e ka dënuar këtë sulm.