Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti në detyrë i Serbisë, Tomislav Nikoliq, janë takuar në qeverinë serbe.
“Nikoliqi dhe Vuçiqi biseduan për të gjitha çështjet e rëndësishme politike, veçanërisht situatën në rajon dhe “kërcënimet” më të reja që Serbisë ia dërguan Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu”, është konfirmuar për agjencinë Tanjug nga kabineti i kryeministri.
Presidenti i sapozgjedhur në detyrë dhe ai në detyrë, në takimin dyorësh diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ranë dakord për hapat politikë që duhet të ndërmerren në të ardhmen.
Vuçiqi dhe Nikoliqi janë pajtuar që në të ardhmen të bashkëpunojnë ngushtë së bashku.