Vuçiqi me Borrellin e Lajçakun: Folëm për përpjekjet e Kurtit për të kryer spastrimin etnik të serbëve

Prishtinë | 17 Shk 2024 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Tema kryesore, sipas Vuçiqit, ishte Kosova dhe, siç tha ai, “përpjekja e Kurtit për të kryer spastrimin etnik të serbëve në heshtje”.

“Kam frikë se BE-ja nuk do të përdorë mekanizma realë për ta detyruar Kurtin të heqë dorë nga provokimet dhe sulmet e tij të përditshme ndaj serbëve”, tha Vuçiqi në një postim në Instagram. /Klankosova.tv

Të ngjashme