Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për “Novostin” ka folur edhe për emërimin e Christopher Hill-it si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.
Gazeta serbe e ka pyetur Vuçiqin se si e kishte kuptuar agjendën e Hill-it që përmban tri çështje kryesore, që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, “Republika Srpska” të mbetet një entitet dhe që SHBA-ja të bëj një lloj mbiqkyrjeje të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në prill në Serbi.
“Kur bëhet fjalë për zgjedhjet, shpesh her qeshi kur dëgjoj se disa vende flasin për të tjerët për ndërhyrje në proceset e tyre zgjedhore”, ka thënë Vuçiq.
Ai tutje ka folur edhe për çështjen e Bosnje e Hercegovinës duke thënë se do veprojë në bashkëpunim me ata që e krijuan shtetin e Kosovës.
“Ajo që më shqetëson më shumë është situata në Bosnje e Hercegovinë”, ka shtuar tutje Vuçiq.
Derisa për punën e njohjes së Kosovës, Vuçiq është shprehur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Jo! Shkurt dhe qartë”, ka thënë Vuçiq.
Pas ardhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka ndryshuar i gjithë mozaiku i njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Hill-it i bashkohet edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dhe emisari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Të gjithë kanë njohuri për rajonin, sidomos Hill që ka qenë i involvuar në procese qysh në vitet e 90-ta.