Gjykimi kundër Zoran Vukotiq, të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë pritet të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Gjykimi i sotëm ka të bëjë me aktakuzën lidhur me torturat dhe keqtrajtimet që iu janë bërë të burgosurve në burgun e Smerkonicës, si dhe gjatë kolonës në Studime të Epërme dhe të Poshtme.
Në seancën e sotme pritet të jap fjalën përfundimtare mbrojtësi i të akuzuarit Zoran Vukotiq, avokati Vlajic.