Vulin: Demarkacioni me Kosovën, zgjidhje kompromisi

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 10:07 | Nga

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë një zgjidhje kompromisi me Kosovën është “demarkacioni dhe ndalimi i shtrirjes së Shqipërisë së Madhe”.

Vulin, në një intervistë për mediumin kontrovers serb “Kurir”, ka thënë se pret që Kosova t’i vazhdojë provokimet dhe përpjekjet për të stopuar dialogun.

“Ata e dinë se negociatat me [Aleksandar] Vuçiqin nuk janë të mira për ta, dhe këtë e pranojnë me vështirësi”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.net.

Në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ai tha se “Prishtinës dhe një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar po u konvenon që të mos arrihet deri tek zgjidhja” e rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme