Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka mirëpritur vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jen Stoltenberg që do ta bëjë në Beograd.
Por ai ka thënë se vendi i tij do të mbetet ushtarakisht neutral për aq sa Aleksandër Vuçiq të jetë në udhëheqje të saj, shkruan Politika.rs, përcjell Klan Kosova.
“E mirëpres vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, për ne si vend ushtarakisht neutral. Është interes i madh që të kemi marrëdhënie të mira me NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Federatën Ruse, ashtu sikurse me Kinën dhe vendet tjera”, ka thënë Vulin.
Sa i përket qëndrimit neutral ushtarakisht, Vulin ka thënë: “Do të jetë kështu përderisa Serbia të vendosë për të dhe derisa Aleksandër Vuçiq ta udhëheqë atë”.