Ministri i Punës në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se Ramush Haradinaj fyen Serbinë, sepse beson se në mënyrë të pandëshkueshme do ta përsërisë krimin.
Vulin ka thënë se “Haradinaj është një kriminel i cili vrau fëmijë, gra, vodhi e përdhunoi”.
“Vetëm një i çmendur do, ta krahasonte Haradinajn me Vuçiqin”, theksoi ai.
“Është koha që Bashkimi Evropian dhe UNMIK-u të thonë se Haradinaj do të ndalet në përpjekjet e tij për të shkaktuar gjakderdhje në Kosovë dhe Metohi,për serbët dhe për shqiptarët”, tha ai.