Kosova është Serbi dhe sa herë që shqiptarët mendojnë se nuk është, le të provojnë që me flamurin e vet të ulen në mesin e anëtarëve të njohur të Kombeve të Bashkuara dhe të bashkësisë ndërkombëtare, ka thënë sot ministri i Serbisë për çështje sociale, Aleksandar Vulin.
“Nëse Serbi nuk ka dhe nuk do të ketë Kosovë, pse nga Serbia po kërkohet që të bisedojë me shqiptarët e Kosovës dhe pse mbahen takime dhe pse para se ato të mbahen pyesin se a do të vijë në to Vuçiqi dhe a do të dojë të bisedojë Serbia. Nëse nuk ka Serbi, atëherë pse e gjitha nuk po kryhet pa ne”?, ka thënë për tanjug Vulin duke komentuar deklaratën Ramush Haradinajt se kur të jetë kryeministër, Serbi nuk do të ketë në Kosovë.
“Nëse nuk ka Serbi, pse Kosova nuk është anëtare e KB-së dhe pse Haradinajt i duhet të fshihet nga fletë arrestet që i shpall Serbia, pse lobistë nga e gjithë bota kërcënojnë dhe luten që Serbia mos të pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në UNESCO, pse Kosova nuk ka ushtri, pse pushteti më i lartë në Kosovë është UNMIK-u dhe pse me pasaportat e Kosovës përfaqësuesit më të lartë mezi mund ta braktisin aeroportin e Prishtinës”, ka thënë ai më tutje.
“Kosova me rezolutën 1244 është territor me administrim të përkohshëm të KB-së, e Haradinaj është kriminel i padënuar në liri të përkohshme”, ka përfunduar Vulin.