Në kanalin zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në “You Tube”, është publikuar një video në të cilën shihen radhët e gjata të ushtarëve të Serbisë.
Ministri serb Aleksandar Vulin ka thënë se “xhandarmëria serbe është e gatshme të marrë çfarëdo detyre që do të kërkohet nga presidenti i Serbisë, Aleksnader Vuçiq”.
Kjo deklaratë e Vulin vjen pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se do të marrë masa ndaj Kosovës pas vendimit për zbatimin e marëveshjes për reciprocitet të targave të automjeteve.
Edhe mbrëmë ka pasur raportime të ndryshme se ushtria serbe është afruar në kufirin e Kosovës, meqë në pjesën veriore gjendeshin një numër i madh i Policisë së Kosovës të cilët siguroheshin që të zbatohet marrëveshja.
BE’ja dhe SHBA kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës, derisa situata po monitorohet edhe nga KFOR-i.