Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka zhvilluar një drekë pune menjë delegacion të Qeverisë së Suedisë, të udhëhequr nga Zëvendës-Ministri për BE dhe Tregti në Ministrinë e Jashtme të Suedisë, Oscar Stenstrom.
Në takimin në të cilin ka marrë pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është folur për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Pala kosovare i ka paraqitur delegacionit suedez mundësitë e investimeve në Kosovë, mundësitë e të bërit biznes, burimet natyrore që posedon vendi ynë, si dhe në veçanti për mundësitë në investime në fushën e industrisë së përpunimit të drurit.
Nga ana tjetër, delegacioni suedeze, duke falënderuar delegacionin kosovar për pritjen, kanë shprehur interesimin e tyre për të shikuar mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen.