Është arrestuar një person në Vushtrri për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në ajër. Policia njofton përmes raportit se gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 29 fishekë. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit […]
Vushtrri: Gjuajti me armë në ajër, arrestohet

Është arrestuar një person në Vushtrri për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në ajër.
Policia njofton përmes raportit se gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 29 fishekë.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.











