Vushtrri: Rreth 60 nxënës përgatiten për tregun e punës në sektorin e teknologjisë

Prishtinë | 14 Mar 2025 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi u takua me të rinjtë vushtrrias në SPEEEX Education, ku po ndjekin trajnime në fushën e zhvillimit softuerik, me mbështetje 100 për qind të Komunës së Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Vushtrrisë, Idrizi tha se ky program trajnimi që po zhvillohet në tri grupe me rreth 60 nxënës është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve.

“Bashkëpunimi me SPEEEX Education është një hap konkret për të fuqizuar të rinjtë me aftësi digjitale dhe për t’i përgatitur ata për tregun e punës në sektorin e teknologjisë. Duke investuar në rininë tonë ne po investojmë në një të ardhme më të mirë për Vushtrrinë e për të gjithë Kosovën. Jam i lumtur të shoh përkushtimin dhe entuziazmin e këtyre të rinjve dhe besoj se me punë dhe mbështetje të vazhdueshme ata do të arrijnë sukese të mëdha”, tha kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.  

Të ngjashme