Vushtrri, sistemi i ri i intranetit jofunksional  

Vushtrri | 04 Jan 2017 | 16:13 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton se për shkak të mos funksionalizimit të sistemit të ri të intranetit, nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që ishte paraparë të bëhet të mërkurën, (4 janar), nuk ka qenë e mundur që shërbyesit civil të administratës komunale, t’u ofrojnë shërbime cilësore dhe efikase komunale.

Në njoftimin e Komunës thuhet se drejtuesit e komunës janë në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit përkatës të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), që ka marrë vendim për zbatimin e sistemit të ri të intranetit, duke kërkuar nga ekspertët që ky problem të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që të mos pësojnë qytetarët.

“Duke pas parasysh faktin se MAPL po bënë përpjekje që problemet të tejkalohen sa më shpejt, luten qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe durim për situatën e krijuar, situatë kjo që është krijuar në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, qytetarët dhe shfrytëzuesit e ueb-faqes së komunës i njoftojmë se për shkaqe të ngjashme, pothuaj qe një muaj kjo faqe nuk ka funksionuar si duhet, andaj edhe kërkojmë falje, edhe pse kjo çështje është përgjegjësi e MAPL-së”, theksohet në njoftim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme