Antonio Toma është shkarkuar nga pozita e trajnerit te FC Vushtrria.
Toma është shkarkuar nga drejtuesit e klubit në ditën e ndeshjes ndaj Feronikelit, ndërkohë që kanë mbetur detajet e kontratës për tu zgjidhur, pasi që tekniku italian kishte kontratë me ish-kampionët e vendit.
Skuadrën e Vushtrrisë në ndeshjen ndaj Feronikelit e ka drejtuar Fitim Llapashtica.
Tekniku italian Toma bëhet trajneri i dytë që shkarkohet nga Vushtrria këtë edicion pas Bekim Shotanit.
Tashmë pritet që Vushtrria ta zgjedh trajnerin e ri, ndërsa në të shkuarën janë konfirmuar bisedimet me Bylbyl Sokolin. /Telegrafi/