Vushtrria Guide, platforma digjitale e promovimit të fshatrave të Vushtrrisë

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Këtë muaj është lansuar platforma digjitale e krijuar nga kompania “Light Films” e drejtuar nga Berat Mernica. Projekti ka për qëllim promovimin e qytetit të Vushtrrisë, e në veçanti të fshatrave të këtij qyteti. Projekti nisi të realizohet në ditët e para të pandemisë Covid-19.

“Vushtrria Guide” është një guide digjitale e cila funksionon përmes materialeve të filmuara dhe të fotografuara me dron të fshatrave të komunës së Vushtrrisë.

Videot do të publikohen çdo të diel, në faqen e Facebookut. Për t’u kompletuar si projekt është planifikuar që shumë shpejt të lansohet edhe ueb faqja për këtë guide digjitale. 

“Një prej qëllimeve kryesore të këtij projekti të nisur si vet-iniciativë vullnetare është që qyteti i Vushtrrisë së bashku me bukuritë e fshatrave përreth të shërbejë për turistët si opsion për t’i vizituar bukuritë që ka ky qytet me rrethinë”, thotë Berat Mernica.

Këtu mund t’i shihni fshatrat që deri më tani janë publikuar:

Fshati Karaçë                    

https://www.facebook.com/BeratMernicaOfficial/videos/2543700215940456/?t=1

Fshati Pantinë

https://www.facebook.com/BeratMernicaOfficial/videos/220738782325871/?t=2

Fshati Studime

https://www.facebook.com/BeratMernicaOfficial/videos/220898455893625/?t=2

Fshati Kurillovë

https://www.facebook.com/BeratMernicaOfficial/videos/162117791821476/?t=1

Fshati Gumnishtë

https://www.facebook.com/BeratMernicaOfficial/videos/556598768611577/?t=1

Fshati Dobërllukë

https://www.facebook.com/BeratMernicaOfficial/videos/581204415832694/?t=1

Fshati Boshlan

https://www.facebook.com/BeratMernicaOfficial/videos/234366137788803/?t=1

Ndërsa fshatrat tjera janë duke u planifikuar të publikohen çdo javë.

Kulla e heroit Azem Galica

Ujëvara në Fshatin Boshlan

Fshati Dobërllukë

Fshati Kurillovë

Fshati Studime

Fshati Karaçë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme