Vushtrria mbështet Programin Nacional për Rininë

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri dhe zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Rexhep Mazreku, u prit sot në një vizitë zyrtare nga Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe Drejtori Komunal i Arsimit Afrim Nimani.

Në këtë vizitë Koordinatori Hoti njoftoi Kryetarin Tahiri për Programin Nacional për Rininë, me ç ‘rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e tij këtij programi.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport  Rexhep Hoti tha e vlerëson shumë gatishmërinë për bashkëpunim të Kryetarit Tahiri për realizimin Programin Nacional për Rininë dhe e falënderoi atë për mbështetjen e ofruar.

“Është me të vërtetë ndjenjë e mirë kur sheh se si udhëheqësit komunal ofrojnë mbështetje të pakursyer për të ardhmen e rinisë së komunës që ata drejtojnë.  Unë e falënderoj Kryetarin Tahiri për gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim në realizimin e Programit Nacional për Rininë”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana tjetër, Programi Nacional për Rininë u mirëprit nga Kryeari i Komunës së Vushrrisë Tahiri, i cili tha se e vlerëson shumë garën.

“Qasja ndryshe për rininë është investimi më i madh që duhet ta bëjmë ne si shtet, andaj ne duhet të rrisim investimin në rininë. Unë e vlerësoj shumë garën sepse gara e zhvillon njerëzimin”, tha Kryetari Tahiri.

Ndërsa, zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit tha se MKRS e përkrah Programin Nacional për Rininë sepse e vlerësojnë si të rëndësishëm për rininë.

“Ne si Ministri e Kulturës e përkrahim këtë program të rëndësishëm në nivelin shtetëror sepse është i një rëndësie të veçantë për rininë”, tha ndër të tjera zv.ministrit Mazreku.

Programi Nacional për Rininë është i dizajnuar të realizohet në formë të garës në dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Kjo marrëveshje, përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programin Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme