Shkaku i temperaturave të larta qyteti i Vushtrrisë është në alarm.
Atje po digjen malet në fshatin Gojbulë dhe Begaj të Komunës së Vushtrrisë. Tymi i dendur i ka përfshirë edhe vendbanimet si dhe një pjesë të qytetit të Vushtrrisë.
Era që po fryen po e zgjeron edhe më shumë zjarrin ndërsa zjarrëfikësit kanë dalë në vendngjarje, ku pritoritet kanë mbrojtjen e shtëpive nga zjarri në fshatin Gojëbulë, ka thënë komandati i Brigadës së Zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, njofton Klan Kosova.
Edhe malet e fshatit Skromë janë duke u djegur, atje po rrezikohen banorët e fshatit pasi që zjarri po afrohet afër shtëpive të fshatit.