Vushtrria nuk do t’i harrojë heronjtë e saj

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 09:25 | Nga

Komuna e Vushtrrisë ka paralajmëruar se do të nderojë qytetarë të saj, figura të çmuara që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare. Ndër ta është Avdyl Uka, mërgimtar që jeton në Suedi dhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “ Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Një delegacion i kësaj shoqate, i kryesuar nga kryetari Hysen Ibrahimi, u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Me këtë rast, z. Tahiri theksoi nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë me anëtarët e SHSHASH “ Papa Klementi XI Albani” dhe me mërgimtarë të tjerë në Suedi, siç tha ai, për të marrë përvojën e mirë të Suedisë për zhvillimin e komunës. Ai, po ashtu, çmoi punën e SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, në veçanti përkushtimin e kryetarit Hysen Ibrahimi, për gjithë kërkimet që ka bërë për kontributin e shqiptarëve dhe i ka botuar në librat e Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi.

SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, më përkrahjen e shumë mërgimtarëve në Suedi, i ka propozuar kryetarit të komunës së Vushtrrisë që vepra e z. Avdyl Uka të shënohen me nje pllake historike në shtëpinë e Avdyl Ukës, ku ai ka bërë historinë duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjen e tij në një përballje të drejtpërdrejtë me pjesëtarë të policisë serbe në vitin 1991, të asaj historie vepër kjo e cila parandaloi milicinë serbe te futej nëpër shtëpitë shqiptare. Historia e familjes Uka është e shkruar në librin e vet Avdyl Ukës “Mbrojtja e pragut të shtëpisë”, pastaj ne librin Thesar Kombetar i Mergates Shqiptare ne Suedi dhe në vepra të tjera të autorëve shqiptarë ne Suedi.

Xhafer Tahiri tha se do t’i përmbushë me shumë përkushtim këto kërkesa dhe do të evidentohen edhe familje dhe raste tjera në Vushtrri, ku do të vendosen pllaka të ngjashme me përmbajtje historike.

Vitin e ardhshëm do të mbahet një manifestim më i gjerë, ku do të jenë në qendër martirët e Studimës, tha Tahiri (Në foto nga e majta: Fadil Uka, Adem Ahemti, Hysen Ibrahimi, Avdyl Uka, Xhafer Tahiri, Bajram Muharremi, Z. Muzaqi, Adnan Jetullahu e Lulzim Meholli në Vushtrri, më 5 korrik 2018).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme