Të hënën në Vushtrri ka ndodhur një problem ndërmjet një çifti të ndarë dhe familjeve të tyre.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ndërkaq në vendngjarje janë arrestuar dy persona, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Ankuesja ka deklaruar se kishte pasur takim me ish-bashkëshortin dhe fëmijën e tyre, dhe aty ka ndodhur konflikti.
Policia në vendngjarje ka konfiskuar një thikë nga njëri prej të dyshuarve.
“Vushtrri, 21.06.2021-14:00. Është raportuar se kishte ndodhur një problem ndërmjet një çifti të ndarë më parë dhe familjarëve të tyre. Në vendin e ngjarjes janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Ankuesja femër kosovare ka deklaruar se kishin pasur takim me ish bashkëshortin e saj dhe me fëmijën e tyre dhe aty ka ndodhur konfikti. Pas takimit nga njëri prej te dyshuarve është konfiskuar edhe një thikë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.